Me “valixhe në duar”, Totenhemi hyn në garë për mesfushorin e Juventusit

Jan 29, 2022 | 10:46
SHPËRNDAJE

Mbërritja e Dushan Vlahoviçit në Torino duket se ka ndryshuar disa plane te Juventusi, në këto ditë të fundit merkatoje.

KULUSEVSKI

Bardhezinjtë duan të ngushtojnë disi numrin e lojtarëve nën urdhrat e Masimiliano Alegrit dhe Dejan Kulusevski pritet që të bëjë gati valixhet.

Nëse pista “Milan” duket e vështirë në këto orë dhe Arsenali nuk është më aq euforik për suedezin, në skenë ka hyrë bindshëm Totenhemi.

Drejtori i anglezëve, Fabio Paratiçi, e njeh mirë Kulusevskin duke qenë se ishte ai që e solli në Torino dhe pasi ka marrë edhe aprovimin e trajnerit Antonio Konte ka nisur që nga dje punën intensive, për transferimin e anësorit ofensiv te Totenhemi, për të paktën 6 muajt e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura