Me urgjencë në spital, mjekët shtangen nga ajo që i gjejnë në stomak: E kishte që në ‘98

Apr 18, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Një pacient nga Kina i ka lënë mjekët të shtangur pasi ka përfunduar në sallën e operacionit nga dhimbjet e forta të stomakut.

Pacienti 40 vjeçar u paraqit më 13 prill në spital me dhimbje shumë të forta të zonës abdominale, dhe pas ekzaminimit që i bënë, mjekët zbuluan se kishte një trup të huaj në stomak.ponos-stomaxi

Pas operacionit ata kanë treguar se i kanë gjetur një çakmak.

Pacienti kishte treguar se këtë çakmak e kishte gëlltirur gabimisht që në vitin 1998 por nuk kishte pasur shqetësime të mëdha. Prandaj e kishte shtyrë deri më tani.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët pohuan se tashmë gjendja e tij është e mirë.

Burimi: Jiangxi Network Television/ Pershtati: Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura