“Me ty ndihemi të sigurt dhe të dashuruar!” Alfio i bën surprizën më të ëmbël në studio, Fatma “shpërthen” në lot

Sep 30, 2020 | 10:25
SHPËRNDAJE

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, janë një ndër çiftet më të komentuar e të pëlqyer në showbiz-in shqiptar.

fatma dhe alfio (1)

Ditën e djeshme ata ishin ftuar tek “Rudina”, ku folën për marrëdhënien mes të dyve, për të voglin Noah, si dhe për planet e së ardhmes.

fatma alfio

Alfio zgjodhi që edhe në një vend të tillë, ta surprizonte partneren me një buqetë me trëndafila, në të cilën kishte vendosur edhe një letër dashurie, ku shkruhej:

fatma dhe alfio (2)

Zemra ime e vogël, e kuqe! Ti bën gjëra të mëdha me dashuri të madhe. Faleminderit për të gjithë lumturinë që më ke sjellë dhe lumturinë që vazhdon më jep çdo ditë! Me ty ndihemi të sigurt dhe të dashuruar! Të duam shumë, babi Alfio dhe Noah!

fatma dhe alfio (3)

Fatma, e cila u emocionua shumë, nuk i mbajti dot lotët.

Por, surpriza e Alfios nuk mbaroi këtu!

fatma

Ai kishte sjellë edhe byrek me spinaq dhe djathë, i cili ishte i preferuari i moderatores.

FATMA

Sigurisht, tashmë për të dy kryefjala e ditës është djali i tyre, Noah, i cili erdhi në jetë në muajin janar të këtij viti.

fatma alfio 1

fatma alfio

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura