“Me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot”- Koronavirusi i mori të atin, fjalët rrëqethëse të djalit të ish-boksierit shqiptar: Do jetosh me mua në shpirt deri sa të bashkohemi

Apr 5, 2020 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i kombëtares së boksit, Skënder Kurti ndërroi jetë nga koronavirusi ditën e  sotme në Spitalin Infektiv, ku ishte shtruar prej 20 ditësh.

Me një shënim në facebook, i biri i tij, Renato, ka bërë një dedikim prekës, ndërsa shkruan se së bashku me të atin, “ka vdekur edhe gjysma ime”.

-640-0-5e8a4182ed357

Qofsh i xhenetit shoku im me i ngusht , baba im. Zoti t’miret i merr per vete , pac dheun e leht bab me ty ka vdek edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mu n ‘rah n’shpirtin tim derisa t’bashkohemi“, shkruan ai në facebook.

Skënder Kurti ndërroi jetë sot pasi prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi pësoi vdekje klinike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura