“Më thoshte ‘plakë’, gjeti tjetër e më la”/ Gruaja përballet me ish-burrin: Më dhunove për 18 vite e s’bëra zë, tani nuk duroj më

Nov 23, 2021 | 14:02
SHPËRNDAJE

Në emisionin “Zemër të Hapur” u trajtua historia e një çifti të divorcuarish. Sokoli, pretendon se është ndarë nga e shoqja për shkak të babait të saj, e shkak është bërë një borxh prej 6 mijë eurosh. Babai i vajzës e mohoi këtë borxh dhe i cilësoi mashtrime.

dhuna sokoli me zemer t hapur

Babai i vajzës: Po me këtë ke vijuar tërë kohën në gjykatë.

Sokoli: A të kam dëbuar 1 mijë herë nga shtëpia?

Babai i vajzës: Ti e çove gocën në atë kategori… Çfarë i ke bërë asaj çupe.

Sokoli: Mashtrimet e tua i di, se jam regjur me ty.

Babai i vajzës: I çove 15 mijë euro borxh për 3 vite, ne të nxorëm nga burgu.

Ndërkohë në linjë telefonike ka ndërhyrë edhe ish-gruaja e Sokolit. Ajo thotë se i shoqi e ka dhunuar për 18 vite me radhë dhe ajo nuk ka folur. Shkak për ndarjen sipas saj, është bërë tradhtia e të shoqit, me një grua tjetër. Ajo kërkon nga Sokoli që të paguajë detyrimin financiar që i ka fëmijës.

“Më ka dhunuar 18 vite me radhë. Ai më ka dhunuar sistematikisht.

Ai më thoshte je plakë. Ai gjeti tjetër prandaj më la. Unë e kam duruar atë, por nuk duroj dot më, nuk duroj. Të më japë detyrimin ushqimor që ka ndaj fëmijës, e të mos hedhë akuza ndaj babait tim”, tha gruaja./Burimi: BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura