Më të lumtur se kurrë/ Gerard Pique dhe partnerja e tij fotografohen duke shetitur bashkë nëpër rrugët e Parisit

Oct 1, 2022 | 21:36
SHPËRNDAJE

Gerard Pique njoftoi ndarjen e tij me Shakirën në qershor pas 11 vitesh së bashku mes raporteve të pakonfirmuara se futbollisti e kishte tradhtuar këngëtaren.

Futbollisti duket është tërhequr përfundimisht nga ish-lidhja e tij afatgjatë, pasi ështq fotografuar duke shijuar një ditë me të dashurën e re Clara Chia Marti, në Paris.

35 vjeçari dhe Clara lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez, ku dukej se çiftit i bashkoheshin dhe dy shokë.

Gerard ishte veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me një xhaketë xhins të zbehur dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Ndërkohë, partnerja e tij zgjodhi një xhaketë lëkure të zezë të veshur mbi një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me xhinse të zeza të gjera.

Bukuroshja kishte veshur edhe një palë taka të bardha për xhiro, disi të papërshtatshme për aktivitetin sportiv. Dyshja u shfaqen të buzqëqeshur teksa lëviznin nëpër qytet me skuter, me çiftin që qeshnin dhe bënin shaka gjatë udhëtimit.

Shakira thuhet se ishte ‘shumë e inatosur’ pasi ish-futbollisti i saj doli publikisht me të dashurën e tij të re duke thyer paktin që ata kishin bërë për hir të fëmijëve.

© Panorama.al

Te lidhura