Me të kaluar kriminale, dokumente false dhe dy identitete/ Zbardhen emrat e dy djemve që i vunë gjobë shokut të tyre

Jan 13, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Nikolin Fili, i njohur edhe me emrin Aldo Tafa, dhe Eugen Liçi, ose Gentian Goxhaj.

pjimage (37)

Këta dy persona, që kishin në përdorim dy emra e mbiemra, i kanë kërkuar me dhunë shokut të tyre, Alvaro Saliaj, shumën prej 21 mijë eurosh, pasi me të kanë pasur probleme edhe jashtë shtetit, raporton News24.

Ata kanë pretenduar se kanë tentuar të bëjnë vetëgjyqësi, pasi Alvaro ua kishte borxh lekët, por janë zbuluar nga policia.

“Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash”, njofton Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura