“Më të besueshme e më pak të korruptuara se burrat”- Rama: 55 gra të organizuara zmbrapsin 55 mijë burra

Oct 22, 2019 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, tha se gratë janë më të besueshme dhe më pak të korruptuara se sa burrat.

I pranishëm në nismën ‘Edhe një’, i këshilltareve socialiste në Këshillat Bashkiakë, për integrimin e grave, Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’, por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve.

rama

Kemi 50% të këshillave bashkiak që janë gra dhe vajza, 60% e administratës publike janë gra dhe vajza dhe kjo do të thotë që minimalisht kemi 60% e administratës janë më pak të korruptueshëm pasi gratë dhe vajzat korruptohen më pak se burrat. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe. 55 gra, nëse janë të organizuara, zmbrapsin 55 mijë burra, nëse janë të organizuara, se nëse nuk janë, zmbrapsin vetëm burrin e vet”, pohoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura