Me targa “Zgjedhim të Ardhmen” dhe pritje me trëndafila bardh e blu/ Ja momentet kur Basha mbërrin në Kurbin, e shoqëron autokolona e makinave (VIDEO)

Jan 20, 2022 | 16:20
SHPËRNDAJE

Këto janë momentet kur kreu i PD Lulzim Basha mbërrin në Kurbin, i shoqëruar nga një autokolonë e gjatë makinash.

Automjetet që shoqërojnë kryedemokratin mbajnë targa “Zgjedhim të Ardhmen”, ndërkohë që nga dritaret e makinave valëvitet flamuri blu i PD-së.

Vlen për t’u theksuar se Lulzim Bashës i është rezervuar një pritje entuziaste në Kurbin, ku në nisje të takimit me demokratët i janë dhuruar trëndafila bardh e blu.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se do të ngrihen më të fortë.

zgj

autokolona 1

pd shba

basha ne kurbin

Basha ne kurbin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura