Me sytjena dhe pantallona të shkurtra/ American Airline detyron ish-Miss Universe të mbulohet: Vishu me etikë nëse do të udhëtosh!

Jan 14, 2022 | 18:59
SHPËRNDAJE

Ish-Miss Universe u detyrua të “mbulohej” përpara se të hipte në një fluturim për në qytetin Cabo te San Lucas me familjen të enjten, pohon motra e saj Aurora.

https://www.instagram.com/stories/oliviaculpo/2750466977226867369/?hl=en Olivia Culpo Asked to Cover Up Before Boarding American Flight Credit: Olivia Culpo Instagram

Në pamjet e shpërndara nga Aurora në platformën në Instagram, ajo tregon e shqetësuar se Olivia ishte thirrur në pjesën e përparme të aeroportit nga stafi i kompanisë ajrore American Airlines vetëm për t’i thënë të vishte një bluzë, ose rrezikonte të ndalohej të fluturonte, një lëvizje që Aurora e quajti skandal.

Olivia Culpo Ish-Miss Universe, 29 vjeç, shihet në klip e veshur me një triko të gjatë të zezë, sytjena sportive dhe pantallona të shkurtra, veshje që motrës së saj nuk i duken “të papërshtatshme” ose “fyese”.

Klipi i mëposhtëm tregon vajzën e kopertinës së revistes Sports Illustrated duke u mbuluar me një kapuç gri, ndërsa krahason veshjen e saj origjinale me një pasagjer tjetër me një pamje të ngjashme.

Olivia i mori të gjitha me qetësi, duke ri-postuar historitë e motrës së saj në Instagram, së bashku me titullin, “Lërini Aurora-s të shkaktojë një skenë te tille. Më largoni mua.”

Culpo-s iu bashkua edhe i dashuri Christian McCaffrey  Qyteti i Cabo duhet të jetë një destinacion i preferuar për çiftin, pasi dyshja kanë kaluar pushimet aty edhe në shkurt 2021.

ol 3 ol 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura