“Me striptiste e balerina”, në lokalin ku ishte aksioner biznesmeni shqiptar i ekzekutuar

Oct 10, 2017 | 13:40
SHPËRNDAJE

Detaje të reja mësohen për shqiptarin e ekzekutuar dje në orët e para të mëngjesit në Glyfada të Athinës.

“BalkanWeb” mëson se biznesmeni shqiptar Roland Shëmbitrasi, prej vitesh rezident në Greqi, i martuar dhe me dy vajza të mitura ishte aksioner në clubin e natës që shihni në video “Joy Bar Glyfada” në kryeqytetin grek, jashtë të cilit rezulton të jetë ekzekutuar.

Sipas mediave greke, autorët e sulmit ishin të maskuar dhe dyshohet të jenë shqiptarë.
hqdefault

20766364_113377795992915_6840076486527942656_n

12002831_1054139484629549_4263092841690119135_n

maxresdefault
Ata kanë ardhur në këmbë para lokalit dhe kanë qëlluar mbi biznesmenin shqiptar e më pas janë larguar me një makinë që i priste. Tre plumbat e kanë kapur në kraharor Shëmbitrasin duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autorët kanë hapur zjarr ndaj shokut të Shëmbitrasit, i identifikuar si Gjergj Kapaj, i cili ka mbetur i plagosur. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy klientë të tjerë në lokal, shtetas grekë. Që ditën e djeshme policia greke tha se dyshohet për larje hesapesh mes bandash për çështje droge, ndërkohë mësohet se Shëmbitrasi ka qenë më herët në burg në Greqi.
Shembitrasi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura