Me skafandra dhe antiplumb i ndërpresin koncertin, Frederik Ndoci: Ma ka bërë Voltana Ademi

Aug 21, 2017 | 22:19
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e të dielës në disa media online dhe rrjete sociale qarkulloi lajmi se Policia kishte mbyllur një lokal në Velipojë gjatë kohës që po këndonte Frederik Ndoci. Këtë ngjarje e ka bërë publike një qytetar i quajtur Besnik Kastrati, sic e shihni edhe në foton më poshtë.

besnik kastrati frederik ndoci

Sipas tij, pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Por vetë këngëtari Frederik Ndoci në një postim në faqen e tij në Facebook, ka reaguar duke shkruar se nuk e besoj që pas kësaj të fshihet kryeministri Rama, por kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi.

“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.
Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”, shkruan ai.

ndoci komentet3 ndoci komentet2 ndoci komentet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura