Më siguri nuk e keni dëgjuar më parë, gratë me gjoks më të madh preken më shpesh nga gripi. Ja arsyeja

Feb 20, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

Revista Arkivi i Sjelljes Seksuale referuar një studimi bën me dije se ekziston një lidhje midis infeksioneve të frymëmarrjes dhe madhësisë së gjirit.

grip 1]

Studimi në fjalë erdhi në një përfundim befasues: gratë me gjinj më të mëdhenj do të ekspozoheshin ndaj ftohjes dhe gripit që zgjasin më shumë sesa gratë me gjinj më të vegjël.

Pyetja që lind natyrshëm është cila është arsyeja?

Të realizimin e studimit janë marrë në pyetje rreth 400 gra në lidhje me shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e infeksioneve të tyre të frymëmarrjes për një periudhë tre vjeçare.

Përgjigjet u përpunuan më pas për të ripërcaktuar studimin.

Rezultati i studimit tregon se gratë me një gjoks të madh vuajnë nga infeksione të frymëmarrjes për 8.3 ditë mesatarisht; ndërsa gratë e tjera vuajnë vetëm 3.8 ditë.

Sikurse shihet edhe nga rezultatet ky është një ndryshim i madh.

Autorët e studimit sqarojnë se ky rezultat i atribuohet faktit që indi yndyror i gjirit dobëson sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë luftimin e viruseve të frymëmarrjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura