Më shumë se 5 mijë shqiptarë ‘pushtojnë’ me gomone Britaninë, mediat angleze: Banorë e drogës po rekrutojnë emigrantët në fermat e kanabisit

Aug 18, 2022 | 21:13
SHPËRNDAJE

Më shumë se 5 mijë  shqiptarë kanë kaluar me gomone për në Angli deri më tani që nga fillimi i këtij viti. Sipas mediave angleze, baronët e drogës po dërgojnë për në Angli persona pa precedent penalë për t’i përfshirë më pas në bandat e krimit të organizuar në Britani.

shqip

Mediat angleze shkruajnë më tej se dyshohet që emigrantët pa precedentë kriminalë po përfshihen në bandat e trafikut të drogës në mënyrë që të shlyejnë borxhet e bosëve të drogës.

Shifrat zyrtare tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh që shprehen se kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore në kërkesat e tyre për azil.  Kontrabandistët po trafikojnë emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe me jahte luksoze.

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Priti Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të kthyer për në Shqipëri.

gomone

Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura