Me shpejtësi skëterrë në mes të Tiranës duke i rrezikuar jetën e qytetarëve/ Gazetarja: Drejtuesi i mjetit nipi i një zyrtari të lartë policie

| 0:20
SHPËRNDAJE

Një nga videot që bëri bujë së fundmi është aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku Stiverjan Dashi udhëtonte me 150 km/h me BMW-në e tij duke rrezikuar jetën e tre personave.

Fakti që ai mori vetëm një gjobë ka ngrit ur aludime nëse po funksionon policia e shtetit apo jo.

Gazetarja Klodiana Lala tha në “Open” se shkaku i një dënimi aq të vogël vjen nga fakti se është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha në Open se ai është gjobitur shumë herë dhe është arrestuar, por nuk ka informacion nëse ai ka lidhje me një prej pjesëtarët e policisë së shtetit.

Hodaj: Personi i arrestuar dhe gjobitur shumë herë.

Lala: A ka ai lidhje fisnore a krushqie me anëtarë të policisë së shtetit?

Hodaj: Nuk kam dijeni.

Lala: Është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Hodaj: Thuaj emër mbiemër.

Lala: Le të marrë ai informacion për atë punë paguhet.

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.