“Më shijoi shumë”/ Einxhel Shkira puth Donald Veshajn: I kam buzët e trasha çfarë të bëj

Jan 27, 2022 | 19:22
SHPËRNDAJE

Moderatorja Einxhel Shkira dhe aktori Donadl Veshaj kanë debatuar ashpër javët e fundit, ku shkak është bëri eliminimi i Dj Dagz.

Por në një lojë të zhvilluar nga “Big Brother VIP”, aktori duhet të zgjidhte një dënim për një banor dhe e zgjedhura e tij ishte moderatorja, e cila duhet t’i jepte një puthje dikujt që ka më shumë inat.

einxhel-donald

Ndërsa po bisedonin rreth dënimit, aktori i humorit si fillim i sugjeroi Einxhel Shkirës të hajë një qepë së bashku me Ilir Shaqirin, por moderatorja e refuzoi dënimin.

Pas kësaj Donald Veshaj vendosi ta dënojë moderatoren të puthë një nga banorët që ka më shumë inat pa dhënë asnjë shpjegim.

Einxhel vendosi të puthë Donaldin, ku nuk munguan as ngacmimet nga banorët e tjerë.

BISEDA:

Einxhel: Jepjua të tjerëve këtë dënim.

Donald: Kujt t’ja jap qepën? Një puthje? Të harxhoj gjithë atë vrap për një puthje?

Einxhel: Ato dënime kanë ngelur. Kompliment për çdo një orë…

Donald: Është kot kjo. Egzona kë ke rival këtu? Pse s’e bën ti dënimin.

Einxhel: Po pse mos të bëjë Egzona se s’ka bërë?

Donald: Do bëheni bashkë dhe do të hani një kokërr qepë.

Einxhel: Jo, le të rrimë dy ditë pa cigare. Unë jam sëmurë. Unë jam duke bërë të gjithë dënime që më keni dhënë.

Donald: Avash mos ik, se kam dënim.

Einxhel: Ke edhe të tjera aty pse duhet të më japësh qepën?

Donald: Puth në faqe banorin që ke më shumë inat pa i dhënë asnjë shpjegim.

Einxhel: Të shijoi ë?

Donald: Shumë.

Einxhel: I kam buzët e trasha çfarë të bëj.

donald-einxhel-puthja

ilir-einxhel-donald

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura