“Më sekuestruan telefonin”/ Një nga kontrollorët e trafikut ajror flet pasi u la i lirë: Ja çfarë më kërkuan në polici

Apr 8, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Një nga kontrollorët e trafikut ajror, i cili u la i lirë pas disa orë shoqërimi tha se i kishin sekuestruar telefonin.

kontrollori

Kontrollori Pirro Lako u shpreh se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera.

“Thjesht na bënë pyetje, plotësuam një deklaratë për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtur”, u shpreh  kontrollori për News24.

Më pas ai tha se kishte firmosur edhe një deklaratë dhe një procesverbal për telefonin.

DEKLARATA E AVOKATIT

“Shpërdorim detyrë është vepër penale që i  referohet punonjësve publikë, që do të thotë se duhet të jesh punonjës i administratës publike. Në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror, nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria për ta futur në elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Albcontrolli është sh.a, aq më tepër që sipas të gjitha deklaratave është një etnitet i pavarur nga shteti shqiptar dhe nuk shoh të jetë funksion publik mbi të cilin të ngrihet kjo akuzë”, u shpreh avokati.

PROKURORIA NIS HETIMET

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

Comments are closed.