“Me rrezikshmëri të lartë kriminale”, policia kap 45-vjeçarin nga Berati. Ja pse kërkohej

Mar 24, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Nje person, qe policia e cileson si me rrezikshmeri te larte kriminale eshte arrestuar sot ne Berat. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

arrestim

Njoftimi i plote
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e kapja e shtetasit në kërkim:
Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura