“Më rrethuan pallatin, ndryshova pamjen dhe kalova mes policëve”- Si i shpëtoi arrestimit Nuredin Dumani në Kosovë, kush është i forti i Kukësit që e ndihmonte të kalonte në Morinë

Sep 26, 2022 | 23:31
SHPËRNDAJE

Serial-killeri, Nuredin Dumani ka udhëtuar disa herë mes Kosovës edhe Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku edhe pse i shumëkërkuar për disa vrasje ka arritur të hyjë dhe të dalë mes dy shteteve pa asnjë problem.

nuredin dumani

Mësohet se i penduari i drejtësisë është ndihmuar për të kaluar kufirin nga personi me iniciale B. G., i cili konsiderohet si i forti i Kukësit. Ky i fundit raportohet se është person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, mësohet se përmes ndërhyrjeve të këtij shtetasi tek efektivët e policisë kufitare, Nuredin Dumani kalonte në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pas asnjë problem.

Hera e fundit kur i penduari i drejtësisë kaloi në pikën kufitare të Morinës ishte në muajin mars 2022 dhe për të kaluar nga Kosova në Shqipëri, ai është ndihmuar pikërisht nga i “forti” i Kukësit.

Nuredin Dumani ka rrëfyer për prokurorët se erdhi drejt vendit tonë, jo vetëm sepse kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën, i njohur si Oti, si edhe Talo Çelën, por edhe sepse banesa ku ai ishte strehuar në Kosovë ishte zbuluar nga policia.

“…pasi u identifikova se ku isha, policia më ka rrethuar pallatin, me qëllim për të bërë arrestimin tim. Unë kam palos flokët, kam ndryshuar pamjen dhe kam dalë direkt nga apartamenti.

Thjesht kam kaluar mes policisë. Ato më panë, por nuk ishin të sigurt dhe unë vijova, ika…”- ka rrëfyer Nuredin Dumani, sipas dosjes së siguruar nga Ora Neës.

Mësohet se i shumëkërkuar është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit dhe ka hipur në një taksi drejt pikës kufitare të Morinës.

Aty ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër dhe i ka pohuar këtij të fundit se i kishte humbur karta e identitetit dhe nëse mund ta kalonte në doganë.

“Dumani është ndihmuar pikërisht nga B.G, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Sapo ka kaluar kufirin, Dumani i ka shkruar Henrin Hoxhës, që të dilte për ta pritur në Milot, pasi po vinte në këtë zonë me një taksi private ngjyrë të zezë. Takimi mes dy miqve është kryer pikërisht në Milot. Ndërsa më pas së bashku janë larguar në drejtim të Lezhës dhe mandej në zonën e ish-bllokut në Tiranë”, tha burimi nga SPAK.

Ndërkohë, SPAK dhe SHÇBA kanë nisur hetimet për të verifikuar efektivët e policisë kufitare që kanë lejuar Nuredin Dumanin të kalonte pa asnjë problem në Morinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura