“Me rëndësi progresi në sqarimin e akuzave për blerje votash”- Ambasadori gjerman: Dakordësia e Këshillit Politik, shenjë inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Jul 9, 2020 | 10:09
SHPËRNDAJE

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ndërsa foli për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për reformën Zgjedhore, tha se në të njëjtën kohë, rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.

Në një intervistë për “DW”, marrëveshjen e arritur mes palëve, Zingraf e konsideroi “shenjë nxitje dhe inkurajimi” në rrugën e Shqipërisë drejtë BE.

peter zingraf

Ai shtoi se, megjithatë, debatet për ndryshime të mëtejshme nuk janë mbyllur, duke shtuar se me rëndësi është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese.

Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Ambasadori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura