‘Më refuzuan overdraftin, doja para’, flet ushtari që tentoi të grabiste bankën në Lushnje

May 23, 2018 | 12:13
SHPËRNDAJE

Rrëfehet Olcion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, i cili u arrestua, pasi tentoi të grabiste filialin e një banke në Lushnje rreth orës 16:30 të së martës. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.

ushtari

Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në këtë situatë ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë.

25-vjeçari tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën qëlloi 6 herë me armën e tij. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi në këtë rrugicë.

25-vjeçari jeton me qira në këtë pallat në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës.  Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen.

Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat.

Mësohet se çifti i dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike për shkak se edhe bashkëshortja ishte e papunë./  TvKlan

 Tentohet grabitja e bankës në Lushnje, policia ndërhynë në kohë dhe arreston autorin

Një bankë e nivelit të dytë në Lushnje është tentuar të grabitet ditën e sotme nga një person.

Sipas informacioneve mësohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur të shmangë grabitjen, duke vënë në pranga autorin e ngjarjes.
policia-lushnje

Situata e ka krijuar tension te personeli i bankës dhe te qytetarët që ndodheshin në ato momente në bankë.

Njoftimi i policise:

Lushnje

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë në qytet, policia ndjek dhe kap autorin.

Sekuestrohet arma e krimit, maska, kapuçi, 8 gëzhoja si edhe prova të tjera balistike.

Në datën 22.05.2018, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnje, është tentuar të vidhet një bankë të nivelit të dytë.

Autori ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë dhe ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi Olcion Muço, 25 vjeç, nga Berati.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura