“Me Realin ishte bukur, por do të na duhet ende pak kohë”, Zhiru: Kjo skuadër ka një të ardhme të madhe

Aug 9, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

Prezenca e tretë si ku qezi dhe e para si debutues. Olivie Zhiru nuk arrin të shënojë ndaj Realit, por ofron spunto pozitive mbi dobinë që mund të ketë te Milani gjatë sezonit të ri. Pas ndeshjes me Realin, sulmuesi u ndal për mikrofonat e televizionin e klubit duke komentuar formën e tij. Lidhur me këtë aspekt ai deklaroi:

Zhiru9

“U ndjeva mirë dhe mendoj se nuk luajtëm keq. Jam i kënaqur që luajta përsëri 90 minuta të plot pas kaq shumë kohësh. Mendoj se së shpejti do të jem në formën e duhur për të ndihmuar edhe më shumë skuadrën, e pse jo, për të arritur objektiva të rëndësishëm”. Një tjetër rival me nivele e po ashtu një barazim.

Që nga goli i tij kundër Nisës, kuqezinjtë vuajnë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe janë më tepër se 200 minutat pa shënuar. Është herët për të folur për krizë goli, megjithatë Zhiru ka një shpjegim në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe gjendjen e skuadrës në përgjithësi. “Besoj se ishte një përballje e bukur ndaj një kundërshtari të fortë.

Treguam disa nga cilësitë tona, por mendoj se mund të bëjmë edhe më tepër e të përmirësohemi. Idetë janë të mira dhe kjo duket qartë, pavarësisht se gabuam disa gjëra nga fundit i ndeshjes për shkak të lodhjes që është normale në këtë pikë të fazë përgatitore”, shpjegoi 34-vjeçari francez.

Të shtunën Milanin e pret miqësorja e fundit e kësaj faze përgatitore dhe rivali do të jetë Panathinaikosi. Zhiru është optimist për të ardhmen pavarësisht problematikave të momentit të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Qëndruam kompaktë dhe të bashkuar duke treguar një shpirt të lartë gare kundër një rivali të vështirë si Reali i Madridit. Mendoj se me kalimin e kohës do të njihemi më mirë.

Jemi të gjithë besimplotë për të ardhmen, por e dimë se duhet të përmirësojmë disa detaje, sepse në fund të fundit ato bëjnë diferencën”, përfundoi numri 9 i Milanit.

Përgatiti: REJNOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura