Kultivonte drogë në apartament, kapet shqiptari në Itali (FOTO)

May 31, 2016 | 16:52
SHPËRNDAJE

Dorian Konti, resident në Padova, është 32-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar sot nga policia italiane nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Dorian Konti
Dorian Konti

Sipas policisë italiane, karabinierët kanë zbuluar në apartamentin e tij një rafineri droge të ngritur nga shqiptari.

“Në apartamentin në rrugën “Bassa” në Campodarsego (Padovas), u gjetën 60 kg marijuanë, e ndarë në 9.0257 pako, 9 kilogramë heroinë dhe 1 kg kokainë, të ndara në 5.311 pako”.

Shtatorin e kaluar mësohet se shqiptari ishte kapur me 500 gr heroinë, të fshehura në një makinë, pranë kishës Santa Giustina, në sheshin Prato della Valle.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte transformuar apartamentin dhe parkimin e banesës në një rafineri të vërtetë, ku ai kultivonte, përpunonte dhe paketonte drogën për shitje.

Policia sekuestroi edhe mjetet dhe pajisjet që ai përdorte për kultivimin dhe përgatitjen finale të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura