“Më ra goja, kur bëni tenderat…”, ç’tha Rama në Fier dhe premtimi për mjekët

Oct 20, 2018 | 12:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama eshte ndalur sot ne Fier, ku ka bere nje vizite ne spitalin e qytetit, pas celjes se repartit per trajtimin e pacienteve me kancer.

fier-rama

“Ne spitalin e transformuar rrënjësisht, ku sapo hapet edhe reparti i ri i trajtimit të kancerit. E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma…”-shkruan Rama.

Gjate vizites ne spital, Rama nuk i ka lene menjane batutat, teksa kur ka hyre ne repart ka deklaruar: “Me ra goja, kur i beni keto tenderat, mos i beni dyert per Erjon Bracen.”

Rama ka dhuruar karaifila per pacientet qe prisnin apo ishin ne trajtim, duke kerkuar te jene shembull ndergjegjesimi per te tjera gra e vajza qe te kontrollohen ne kohe.

Nderkohe qe ne perballje me mjeket u ka perseritur premtimin: “Do tu rrisim rrogat”.

Patjetër që ka midisi tyre nga ata që njollosin përparësen e bardhe, por shumica nuk janë ashtu. Edhe me projekt-buxhetin do të bëjmë një shtesë page për infermierët dhe mjekët. Shumë faleminderit do ju rrisim rrogën”, tha ai, ne mbyllje te vizites.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura