“Me qeverinë e Greqisë jemi në rrugën e duhur”/ Kryeministri Edi Rama shpalos idenë si të zgjidhet çështja për kufijtë detarë

Sep 16, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur idenë e tij sesi mund të zgjidhen çështjet për kufijtë detarë. Gjatë fjalës së tij në forumin e “The Economist” që po zhvillohet në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo çështje mund të zgjidhjet me ndërmejtësimin e një pale të tretë.

Rama u shpreh i bindur se me qeverinë e Greqisë janë në rrugën e duhur për të zgjidhur të gjitha çëshjet e mbetura.

Edhe njëherë Rama tha se është e drejtë legjitime e Greqisë të shtrijë kufijte e saj detar me 12 milje.

“Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar për një pakete çështjet që duhen zgjidhur. Pasi befas kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, ndërkohë që janë vetëm çështje që nuk kanë zjarr.

Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve aq të mira sa janë marrëdhëniet mes njerëzve.  Ajo që unë kuptoj nga miqtë grekë dhe njerëzit shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative mes njerëzve. Është krejt e kundërta. Ne ua detyrojmë njerëzve t’i çojmë në marrëdhënie të tilla. Jam besimplotë që me qeverinë e re këtu jemi në drejtimin e duhur dhe kemi gjithçka na duhet për të zgjidhur gjërat e mbetura, që më pas mos përdoren nga forcat e errëta për të ndezur situatën apo për të kthyer fantazmat e të shkuarës

Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjik të Shqipërisë. Ndërsa tha se Presidenti Erdogan nuk është anti-grek.

“Ne jemi në partneritet strategjik mes Greqisë dhe Turqisë, por nuk jemi në rrezik mes dy zjarreve. Ka potencial në këtë marrëveshje greko-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Sepse Turqia është instrumental dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës.  Pa asnjë dyshim Erdogan nuk është një person anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet ka një zgjidhje. Nuk është e lehtë, por është absolutisht e mundur dhe jam 100% i bindur që marrëdhëniet konstruktive greko-turke mund të jenë vlerë e shtuar për Evropën. Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë. Jam i bindur që kjo do të ndodhë, por nuk e di kur të ndodhë”, tha Rama./Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura