“Më provokuan, s’duhet të kishte ndodhur”- I “fluturoi” filxhanin rivalëve opozitar, deputeti tregon arsyen: Përdorën fyerje nga më të ndyrat

Jun 28, 2022 | 13:08
SHPËRNDAJE

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi u përfshi në një situatë aspak të këndshme me rivalët opozitarë në Komisionin për Çështjet Evropiane.

Ligvënësi i Maqedonisë së Veriut pas një debati verbal me deputetët e opozitës hodhi në drejtim të tyre filxhanin e kafesë dhe shkuli mikrofonin në tavolinë.

Madje në një moment, ai tentoi të hidhte drejt tyre edhe pjatën e filxhanit. Gjatë një deklarate për mediat, Arbër Ademi sqaroi çfarë kishte ndodhur.

Ai u shpreh se skenat ishin të provokuara nga opozita dhe nuk duhet të kishin ndodhur, duke theksuar se ishte i keqardhur për veprimet e tij.

Ademi tha se deputetët e opozitës e sulmuan verbalisht dhe përdorën nga tij fjalë nga më të ndyrat, duke theksuar se kishin “fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese”.

Arbër Ademi: Në radhë të parë po më vjen keq për ato që ndodhën mbrëmë në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shpreh keqardhje për gjithë ato skena të cilat ndodhën të provokuara nga opozita, nuk duhet të kishte ndodhur.

Axhenda reformuese parlamentare e kësaj qeverie duhet të vazhdojë, nuk duhet të biem pre e provokimeve të tyre, që janë në fokus të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit, por edhe për defokusim të qytetarëve dhe mbarë opinionit nga proceset integruese.

Nuk besoj se ka shembuj të tillë ku një kryetar komisioni në karrigen e tij, vjen edhe sulmohet nga deputetet verbalisht, qoftë nëpërmjet fyerjeve nga më të ndrya por edhe nëpërmjet kontaktit fizik.

Po e përsëris se nuk duhet të biem pre e provokimeve nga opozita që për bazë mund të kenë axhenda të huaja për destabilizim të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura