“Më prishi me vëllain, prej fjalëve të saj…”- Masakroi kunatën, zbardhet dëshmia Eredet Çapokut në burg

Jan 10, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia e Erdet Çapokut në burg, i riu që masakroi kunatën e tij Enkeleda Çapokun, në Paskuqan dhe e la të vdekur në vend.

Mësohet se Çapoku ka rrëfyer se krimin makabër e ka bërë si hakmarrje ndaj kunatës, për të cilën shprehet se e ka “prishur me vëllain”.

erdet capoku paskuqan

Bashkëshorti i Enkeleda Çapokut, i cili ndodhet në burg, ja kishte ndaluar të riut që të shkonte ta takonte në burg, ndërsa së shoqes i kishte kërkuar që të bënte kujdes nga Erdeti.

“Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Më prishi me vëllain, prej fjalëve të kësaj vëllai nuk më lejonte ta takoja më në burg”, ka thënë Erdet Çapoku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura