“Më preu rrugën nuk kisha çfarë të bëja”/ 61-vjeçari në Shkodër tregon si e përplasi me makinë gruan e kushëririt. Ja vendimi i gjykatës

Sep 23, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Gjykata e Shkodrës la në arrest me burg Hilë Simonin, i cili tre ditë më parë aksidentoi me makinë Katrina Hila 55 vjeçe.

Para trupës gjykuese Simoni ka pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale pasi 55-vjeçarja i ka prerë rrugën. Madje ai thotë se pas ngjarjes ka vënë në dijeni policinë për aksidentin.

“Kam vënë në dijeni se kam aksidentuar gruan e kushëririt. Gruaja më ka prerë rrugën edhe djali im të kishte qenë nuk kisha cfarë ti bëja. Unë nuk e kam goditur. Ndërsa debatet i kemi mbyllur më parë. Para një jave une dhe burri i Katrinës kemi kosnumuar një kafe për qejf në prani edhe të personave të tjerë  sepse nuk kemi patur asnjë problem.  Pasi e kam aksidentuar jam munduar që ta nxjerr nga makina, por ka qenë e pamundur dhe pastaj telefonova policinë dhe një mik”, mësohet se ka thënë autori i ngjarjes para gjykatës.

Avokati Altin Fushaxhia kërkoi arrest shtëpie sepse prej 5 vitesh kurohet me sëmundjen pulmonare dhe se ngjarja ka qene aksidentale, por Gjykata nuk e ka marre parasysh ketë kërkese dhe e la në masën arrest me burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura