“Më prenë flokët dhe më hodhën në baltë,”- Modelja mes lotësh rrëfen dramën e jetës: Kur më grisën rrobat …

Jun 29, 2020 | 10:31
SHPËRNDAJE

Modelja Xhoana Cara ka rrëfyer sesi është përballur me bullzimin në shkollë.

Ajo tregoi se gjithçka nisi kur i tregoi shoqërisë së saj në shkollë se mamaja e saj punonte pastruese.

Xhoana u shpreh se gjatë gjithë kohës përqeshej dhe përndiqej nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë.

“Në 9-vjeçare mami punonte pastruese. Profesionin e mamit tim ua tregova shoqeve në shkollë dhe e kthyen kundër meje. Të gjithë në shkollë e morën vesh që mami punonte pastruese dhe më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse ngado që shkoja më pengonte, më përqeshnin dhe ma bënin me gisht. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin. U mbylla shumë ne vetvete.

Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe të krijoja një shoqëri tjetër. Por ato më përndiqnin në çdo vend dhe më vazhdonin të më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja,”– tha ajo.

Modelja tregoi edhe situatat kur është tallur nga nxënësit e klasës. Xhoana u shpreh se asaj i prenë flokët dhe i grisën rrobat.

“Situata e parë është që më prenë rrobat dhe nuk dija me çfarë të ikja në shtëpi. Vetëm qaja në ato momente. Vjen një moment dy nga shokët më shtynë dhe më hodhi në baltë. Jeta mu kthye në ankth, në shtëpi nuk tregoja asgjë. Situata më e dhimbshme është kur më kanë prerë flokët i kisha shumë të gjatë. Unë gjithmonë ulesha në bankë të fundit dhe dy shoqet që kisha shoqe të ngushta më thanë ulu para meje. Unë u ula dy banka dhe ato vijnë mbrapa meje më prenë flokët. Unë e ndjeva kthej kokën dhe e shikova që më kishin prerë,”- tregoi Xhoana.

Kur ngjarjet ia tregoi familjes ata i ndërruan shkollë, por përsëri situata nuk ndryshoi.

“Vazhduan të më shanin, qaramane, qurrashe, unë vetëm qaja nga kjo gjë. Kur vendosa t’i tregoja familjes për mua ishte momenti më i frikshëm sepse mendova se do reagonin keq ndaj meje, do të më thoshin nuk je e zonja për të mbrojtur veten. Por u prekën shumë, Babai më tha që do të ndryshojmë shkollën sidomos kur I tregova që nuk kisha mbështetjen e shkollës. Edhe pse ndërrova shkollën, vazhdova të bullizohesha, nuk kishte një ndryshim nga shkolla që isha më para. Kisha frikë t’i tregoja familjes sepse nuk dëshiroja që t’i mërzisja. Por pa mbështetjen e tyre s’do ia dilja mbanë. Kisha nevojë për shoqërinë siç kishte çdo moshatar i imi (qan). Nuk u rrita me dashurinë e tyre por mu kthyen kundër. Nga brenda kisha një forcë por nuk mund të bëja të njëjtën sjellje si ato,”- përfundoi modelja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura