Me precedentë penal në fushën e narkotikëve/ Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit

Nov 25, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar i cili kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve është arrestuar në flagrancë nga Policia. Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se në Laprakë një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u arrestua shtetasi me inicialet O.N.

24

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë       

Me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikeve dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura