“Me prapanicë nga pankina s’mundet dot…”, nuk i akorduan penallti, shpërthen presidenti i skuadrës së Serisë A: S’kam thënë asnjëherë “o k*r”, por arbitri dhe…

May 9, 2021 | 18:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i skuadrës së Beneventos, Oreste Vigorito ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” pas disfatës ndaj Kaljarit me rezultatin 1-3 duke humbur pikë të çmuara për zonën e mbijetesës. Presidenti i skuadrës së Beneventos ka ngritur zërin për arbitrimin e kësaj ndeshjeje duke pretenduar për një penallti të paakorduar për vedhekuqtë:

Benevento - Carpi

“E ka parë e gjithë Italia vetëm Maxoleni jo. Më kanë mbërritur mesazhe jo nga Benevento, por nga Napoli që më shkruanin se nëse një skuadër nga jugu duhet të vritet dërgojnë Maxolenin si arbitër. Unë nuk kam folur asnjëherë për arbitrat. Nëse arbitrat nuk shohin dot fushën, dhe nuk shohin dot as VAR-in, i themi mirupafshim. Zotëria Maxoleni me prapanicë nga pankina nuk arrin dot ta shohë video-n.”

Penalltia – “Unë nuk jam një president normal, unë jam Vigorito. Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë herë ‘o k*r’. Por kësaj here Maxoleni dhe disa gazetarë nuk duhet të shohin nga sot e tutje futboll. Ju nuk nxirrni as pamjet e penalltisë, apo të golave të anuluar, apo edhe të VAR-it. Unë nuk dua të qëndroj këtu 20 minuta të dëgjoj të flasim për diçka tjetër, si Super Liga psh.”

VAR dhe Maxoleni – “Prekja është në një vlerësim i arbitrit, tani kanë VAR-in për të parë sa e rëndë ishte prekja. Kur duhet të vritet jugu vendoset Maxoleni në VAR, e bënë dhe sot këtë gjë. Turp!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura