Me pranga e rrethuar me policë/ Pasi i dha lamtumirën e fundit të atit, Samuel Ndoka kthehet në qeli

Dec 12, 2017 | 22:51
SHPËRNDAJE

U pa me pranga ne duar e rrethuar me police, ne ceremonine mortore per lamtumiren e fundit per te atin e ekzekutuar ne atentat. “Panorama” shkruan sot se Samuel Ndokes, djalit te Aleksander Ndokes, iu dha vetem 4 orë leje nga Drejtoria e Burgjeve.

samuel

Pas ceremonisë mortore të të atit, ai është shoqëruar sërish nga trupa e Policisë që e kishte atë në mbikëqyrje gjatë të gjithë kohës. Samuel Ndoka, 18 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës, së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë.

Arrestimi i tij u bë në fund të muajit tetor të këtij viti. Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“18-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar më datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës, kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit shtetasin F.D”, thuhej në njoftimin e Policisë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura