“Me pozititet do ia kalojmë,”- Instrumentisët shqiptarë mesazh përmes muzikës: Bëjeni botën një vend më të mirë për ju dhe të tjerët

Mar 16, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të mbërthyer nga frika e përhapjes së koronavirusit. Pjesa më e madhe e tyre janë izoluar në shtëpi pas dhënies së urdhrit të qeverisë për të evituar daljet e panevojshme.

instrumenta

Por ndërsa qëndrimi brenda është stres për një pjesë të mirë të shqiptarëve, disa kanë gjetur mënyra për tu argëtuar veten edhe bashkatdhetarët e tyre.

Instrumentistë nga orkestra e RTSH-së, Teatrit të Operas dhe Baletit, orkestra frymore e FA, pedagogë të Liceut Artistik dhe studentë kanë dhënë mesazhe sensibilzues përmes muzikës.

“Bëje botën një vend më të mirë për ty dhe njerëzit,”– janë mesazhet që përcillen nga ata duke i rënë instrumenteve të ndryshme.

Ndërsa njëra prej tyre thotë: “Me pozititet do ia kalojmë. Forca, rrini në shtëpi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura