“Me Piratët nuk dialogohet”, Antonis Samaras kundër bisedimeve Greqi-Turqi: Nuk mund t’i qetësoni, do bëhen më të pamëshirshëm!

Jan 24, 2021 | 16:43
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras ka kundërshtuar politikën e ndjekur nga qeveria greke në lidhje me marrëdhëniet Greqi-Turqi, si dhe memorandumet e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

samaras

Në një intervistë për mediat greke, ish-Kryeministri u deklarua kundër bisedimeve eksploruese me Turqinë, duke i thënë “jo doktrinës së qetësimit”, një ditë para takimit të diplomatëve grekë me ata turq, në Stamboll.

Duke i quajtur turqit ‘Piratë’, Samaras tha se “me piratët nuk dialogohet. Ju nuk mund t’i qetësoni ata sepse në atë mënyrë ata bëhen më të pamëshirshëm.”

Ish kryeministri njoftoi gjithashtu se do të votojë kundër tre memorandumeve të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut kur të vijnë në Parlament.

“As problemi nuk u zgjidh, as Greqia nuk pa ndonjë të mirë. Vetëm një dëm i padurueshëm kombëtar duke i dhënë emër, identitet, gjuhë. Atëherë çfarë pret të bëj?” thotë Samaras.

LEXO EDHE:

25 janari ditë e shënuar/ Greqia dhe Turqia nisin bisedimet në Stamboll. Nëse në tryezë kalohen vijat e kuqe, atëherë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura