“Më pëlqen të paguhem për të vrarë”- Rrëfehet vrasësja e karteleve të drogës: Nuk ishte kjo ajo që doja për veten, por tani është…

Oct 12, 2019 | 16:51
SHPËRNDAJE

Ajo ka vrarë që kur ishte 15 vjeçe dhe mes viktimave nuk ka kursyer burra, gra, fëmijë, gra shtatzënë e madje edhe kushëririn e saj. Jo vetëm që nuk ka asnjë pendesë, por e pranon se “i pëlqen të vrasë”.

Një kolumbiane, vrasëse me pagesë, e vetëquajtur “Djall”, ka rrëfyer për një shfaqje televizive në Britani koston mizore të tregtisë së drogës në vend, si dhe tha se ka vrarë kushëririn e vet, pasi e kishin futur në botën e kartelit që 15 vjeçe.

coke1-e1570646730723

Gjatë rrëfimit, ndërsa mbuloi fytyrën me një shami, ajo pranoi pa asnjë problem, se vetëm tetë ditë më parë i ishte dashur t’i priste gjymtyrët një burri dhe ta hidhte në lum, sepse kishte refuzuar të vriste një tjetër.

Ajo pranoi se të ishte një vrasëse nuk ishte ajo që kishte planifikuar të bëhej, por tani e gjitha ishte “vrit ose do të vritesh”. “Më pëlqen çmenduria. Jo kur isha e vogël, por qëkur mbusha 15 vjeç, më pëlqente t’i shihja gjërat rrotull meje të shkatërroheshin”, thotë ajo.

coke2-e1570646789564

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura