“Më pëlqen Shqipja dhe kam ndjenja për të”- Modeli ikën nga ‘Për’Puthen’ pas largimit të 28-vjeçares/ Ana ‘nxeh’ gjakrat: Ti je gay!

Oct 28, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Modeli nga Kosova, Berat Behramaj ka vendosur të largohet nga emisioni  i njohjeve “Për’Puthen” mbrëmjen e sotme.

pjimage (57)

Berati vendosi të largohej, pasi deklaroi se ishte në emision vetëm për Shqipen, e cila u përjashtua për një afat të pacaktuar, pas sjelljes së saj agresive dhe bullizuese.

“Për këto mendime që po mendojnë këtu… Unë kam ardhur për Shqipen, po më pëlqen Shqipja, kam pas edhe ndjenja për të edhe vazhdoj t’i kem. Kështu që unë nuk kam pse të rri nëse unë vetëm jam pro Shqipes dhe isha këtu për të”, tha Behramaj.

Por nga ana tjetër Ana u shpreh e lumtur për faktin që Berati po largohej, pasi sipas saj ai ishte gay dhe nuk ishte i përshtatshëm për formatin e atij e emisioni ky synohet që të njihen vajzat dhe djemtë.

Madje Ana u shpreh se ka edhe fakte me video. Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Berati, i cili i ofroi asaj të kalonin një natë bashkë, në mënyrë që t’i faktonte të kundërtën.

Teksa ironia nga ana e Anës vazhdoi edhe Berati tha se kishte fakte për të. Por për cilat fakte e ka fjalën? Këtë me siguri e di vetëm Berati, por Anës ia sqaroi:

Berat: Të njohin dhe i njoh shumë njerëzit që ke rreth.

Ana: Ça kam shkuar me ndonjë femër?

Berat: Di më shumë se kaq.

Ana: Ça lidhje ka? Po flasim për gjërat që janë këtu. Unë nuk jam femër e virgjër, kam marrëdhënie dhe kam pas, kam eks. Po ça do të thotë kjo?

Berat: Më vjen mirë që i kam njohur. Është mendimi i tyre, por nuk do të thotë që e kanë të drejtë.

FJORELA DHE BERATI (6)

mevlani shqipja fjorela (4)

FJORELA DHE BERATI (2)

 

mevlani shqipja fjorela (5) FJORELA DHE BERATI (5)

mevlani shqipja fjorela (2) FJORELA DHE BERATI (7)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura