“Me pantallona të lagura nuk…”- Kujtim Gjuzi akuzon kryeministrin se e ka kërcënuar, i përgjigjet dhe Ruçit: Fajin e ka Berisha që s’ta veshi fustanin e grave

Oct 28, 2019 | 14:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, akuzoi sot kryeministrin Rama se e ka kërcënuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi tha se ka marrë mesazhe në telefon nga kryeministri Rama, “për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit”, ndërsa shtoi se nuk i trembet kërcënimeve.

gjuzi

Kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve. Darkon me oligarkët, rri me oligarkët, kur vjen këtu bën sarkazëm. I thotë kryetarit të Kuvendit që shiko t’i bëjmë presion këtij apo atij deputeti. Në telefonin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit dhe numri është i kryeministrit.

Në fakt kryeministri më njeh që në moshë të re që nuk jam trembur nga diktatura, jo më të më trembi mua kryeministri që me gjithë pantallona të lagura ndonjëherë nuk i bën 80 kg. Nëse ti kryeministër ke sjell këtu kërcënim, ke kallëzim penal. Unë nuk kam frikë fare se kam jetuar në këtë vend, kam fëmijë  e nipër në këtë vend dhe me të drejtë zakonore, çik e vështirë të merret kryeministri me mua, se njëherë që është marrë me mua, dhe me një gazetar të njohur, e ka provuar si ka qenë puna në Këshillin Bashkiak”, tha Gjuzi.

Më tej,  ai  ka replikuar sërish me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa ka ironizuar kritikat e Ruçit duke e etiketuar këtë të fundit si anëtar të Partisë së Punës.

Sot dikush tjetër tha që ka qenë pronari i autoshkollës. E kam për nderë që kamë qenë pronari i një biznesi që ka paguar taksat shtetit, deri kur Anastas Angejli më vuri gjobë 1 mln e 200 mijë lekë, që nuk kish asi me paguar se nuk vjedh. Po i them Gramoz Ruçit mos u merr me autoshkollën time, por merru me ato studimet si anëtarë i Partisë së punë se ajo është licenca që ke këtu e drejton prej 30 vitesh, por fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave”, u shpreh Gjuzi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura