“Më pak propagandë, më shumë punë e transparencë!”/ Meta: Ende s’është garantuar strehimi i sigurt për shumë familje të goditura nga tërmeti

Nov 26, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir  Meta dha sot një prononcim për mediat në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Meta tha se ende nuk është garantuar strehimi i sigurt për shumë familje të goditura nga tërmeti, që janë edhe më të ekspozuar edhe ndaj pandemisë.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë”, deklaroi Meta nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

“Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shtoi kreu i shtetit.

Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura