“Më pak efektivitet ndaj përhapjes së Omicron”/ Kreu i kompanisë Pfizer: Një vaksinë e përvitshme do ishte ideale, më e mirë se dozat përforcuese

Jan 22, 2022 | 23:00
SHPËRNDAJE

Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla shprehet se një vaksinë e përvitshme kundër koronavirusit, do të ishte më efektive se sa dozat përforcuese që rekomandohen.

pfizer-vaksina

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Pfizer/BioNtech ka treguar se është efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.

Në një intervistë me N12 News të Izraelit, Bourla u pyet nëse ai sheh vaksina përforcuese duke u administruar çdo katër deri në pesë muaj në baza të rregullta.

“Ky nuk do të jetë një skenar i mirë. Ajo që unë shpresoj (është) se ne do të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëni një herë në vit,” tha Bourla.

“Një herë në vit – është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë këtë. Është më e lehtë për njerëzit të kujtojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura