“Më paguan taksinë dhe shkova takova ‘shefin’ e madh”, zbardhet tjetër përgjim mes vëllezërve Habilaj

Oct 18, 2017 | 11:19
SHPËRNDAJE

Në dosjen e  përgjimit të vëllezërve Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge në Itali publikuar pasditen e sotme, dalin detaj të shumta rreth emrit të Saimir Tahirit.

habilaj

Në nja nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera Moisi është duke folur me të vëllanë Florianin ku ky i fundit i rrëfen për takimin me ‘shefin e madh’ ku folën për situatën.

Floriani tregon me detaje se si e morën me taksi dhe se cfarë i tha ‘shefit’ ‘fije për pe’.

Përgjimi:

Moisi : C’ thuhet tjetër?

Florian :Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)

Moisi Habilaj – Po c ne?

Florian : Më kërkoi ‘’shefi I madh’’

Moisi : Cfarë donte?

Florian : Asgjë, , për këto… për situatën

Moisi : Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)

Florian : Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi :  Po cfarë të tha?

Florian: Më tha, “” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)

Moisi: Qe do të thotë?

Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë

Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje

Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi

Moisi : Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)

Florian : Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’

Moisi :E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian :E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?

Moisi :Po, më thuaj , vëlla

Florian :E kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit

Moisi :Po

Florian : Ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…

Moisi : Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian :Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi : Blasfemi

Florian : megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)… ‘’shko dhe mos e vrit mendjen’’

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura