“Me një klik gjen një mik”, Rama për platformën e bashkëqeverisjes: Meqë shqiptarët vdesin për…

Oct 17, 2018 | 13:35
SHPËRNDAJE

Si çdo të mërkurë dhe këtë javë, Kryeministri Edi Rama ka promovuar platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, Shqipëriaqëduam.al, ku janë prezantuar disa nga rastet që kanë marrë zgjidhje.

Në fund të prezantimeve të rasteve, Rama tha se kishte shumë kohë që po përpiqeshin për të gjetur një slogan për të reklamuar platformën dhe e kishin gjetur.

Rama

Sipas numrit një të qeverisë slogani i platformës do të jetë “Me një klik gjen një mik”, dhe shtoi se ky miku është tamam dhe të zgjidh punën.

Rama Shqiperiaqeduam.al

“Në gjithë këtë përpjekje për të promovuar platformën, më duket se e kemi gjetur sloganin e reklamës, “Me një klik gjen një mik”, kjo është shqipëriaqëduma.al, “Me një klik gjen një mik”, meqë shqiptarët vdesin për të gjetur një mik, me një klik gjen një mik dhe mik tamam, mik që ta zgjidh problemin dhe thotë po dhe s’ta bën dhe të merr lekë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura