“Me një këmbë shkoi, si çeço”- Samiti i BE/ Tabaku: Rama bëri të fortin e lagjes, mblodhi edhe trimat e rajonit, por…

Jun 23, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se kryeministri Edi Rama “shkoi me një këmbë, si çeço” në samitin e Bashkimit Europian, pas paralajmërimit të tij se s’do merrte pjesë.

Deputetja Tabaku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se kreu i qeverisë “bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit por megjithatë shkoi në konferencë.”

“Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit, shkoi”, tha Tabaku.

Kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën, duke iu drejtuar: “Nuk është procedurë, ju dëgjuam.”

© Panorama.al

Te lidhura