Me një fytyrë të përsosur/ Amber Heard cilësohet si femra më e bukur në botë

Jun 21, 2022 | 16:44
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ E gjithë vëmendja e Amber Heard ka qenë tek gjyqi i bujshëm kundër shpifjes me Johhny Depp. Së fundmi aktorja është cilësuar si femra me fytyrën më të përsosur në botë, sipas një mjeku që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimet e tij.

Ky raport i quajtur ‘ Phi ‘ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi dhe shumë më tepër.

Raporti 1.618 mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksionin.

Dr. Julian De Silva — Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër — i shpjegoi Unilad -it se si e përdori raportin e artë për të zbuluar se Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë.

De Silva ka teknologji të skanimit të fytyrës që i lejon atij të hartojë fytyrat për të nxjerrë përfundimin se cilat fytyra kanë përmasa perfekte.

Ai analizoi 12 pika kyçe të strukturës së fytyrës së Heard-it, duke përfshirë sytë, buzët, hundën, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës.

A ka Amber Heard fytyrën më të bukur në botë?

Dr. De Silva zbuloi se, sipas teorisë së Raportit të Artë, fytyra e Heard ishte 91,85% e përsosur, më e lartë se tiparet e tjera të personazheve të  famshme që ai studioi.

Kim Kardashian ka vetullat më perfekte dhe Emily Ratajkoëski buzët më perfekte, ka zbuluar De Silva me të njëjtin proces.

Scarlett Johansson ka sytë më të përsosur dhe Kate Moss ka ballin perfekt. Ai i kombinoi të gjitha ato atribute në formën e fytyrës së Rihanna -s për të krijuar “fytyrën perfekte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura