“Më nisën thuajse lakuriq”, kritiku i Putinit kërkesë Rusisë: Më ktheni rrobat që kisha veshur, ato…

Sep 21, 2020 | 17:50
SHPËRNDAJE

Alexei Navalny, kundërshtari i hapur i Presidentit Vladimir Putin, permiresuar pas daljes nga koma, kerkon qe t’i kthehen rrobat që kishte veshur kur ra në koma muajin e kaluar, duke akuzuar Moskën për fshehjen e provave të rëndësishme në rastin e tij të helmimit me substancën neurotoksike novitsok.1

Reuters, duke iu referuar nje shenimi qe ai ka bere ne nje blog te vetin, shkruan sot se rrobat e tij iu morën para se ai të nisej drejt Gjermanise për trajtim me nje linje ajrore nga Seberia.

Gjermania thotë se testet në tre vende, laboratore te pavarur, kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Moska ka thënë se pret prova dhe ka refuzuar të hapë një hetim. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.

“Para se të më lejonin të më merrnin në Gjermani, ata më hoqën të gjitha rrobat dhe më dërguan plotësisht lakuriq,” shkroi Navalny në faqen e tij të internetit.

“Duke marrë parasysh se Novichok u gjet në trupin tim dhe se infeksioni përmes kontaktit ka shumë të ngjarë, rrobat e mia janë një provë shumë e rëndësishme,” tha ai.

“Unë kërkoj që rrobat e mia të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë,” tha ai.

Rusia ka thënë se duhet të shohë më shumë prova para se të hapet një hetim zyrtar penal në çështjen Navalny dhe i ka kërkuar Gjermanisë të dorëzojë të dhënat mjekësore të Navalny në mënyrë që ato të rishikohen.

Në vend të kësaj, Rusia ka hapur një hetim para hetimor për çështjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura