“Me ne tallin b****n”- Gruaja ankohet tek Basha: Më thanë helmo burrin. Unë të futesha në burg e fëmijët të rriteshin jetimë

May 27, 2020 | 16:09
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar sot me disa fermerë në tregun e Rrogozhinës.

Një prej fermerëve është ankuar duke thënë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar edhe pse ndodhet në një gjendje shumë të keqe ekonomike.

Ajo u tha se shteti po tallet me ta dhe se ndihmat e shpërndara kanë shkuar vetëm për familjet e pasura.

Gruaja gjithashtu rrëfeu se i thanë që të helmonte burrin, i cili është me depresion.

“Burrin e kam sëmurë, vetë jam sëmurë. Kam dy vajza, të parën e kam në vit të parë. I kam kërkuar telefon që të bënin detyrat. Më thanë nuk bëhet. I kanë dërguar nëpër vila. Kush ka vila ka marrë ndihmat e shpërndara. Tallin me ne b****n. Më kanë thënë këtu që jepi helm burrit, helmoje. Unë të hyj në burg dhe fëmijët e mi të rriten jetimë,”- u shpreh ajo.

Fermerja kërkoi llogari se ku shkojnë taksat që ka paguar, ndërkohë që vete nuk merr asnjë lloj ndihme.

Ndërsa theksoi se fëmijët e saj vuajnë për thërrimen e bukës.

“Vetëm tallen. Nuk kemi marrë ndihmë ekonomike, fare. Ku shkojnë taksat tona. Unë i paguaj shtetit dritat, ujin. Asnjë lloj ndihme, asnjë lloj ushqimi. Burrin e kam në depresion. Ku të vej të mbytem, kam dy kalamaj. Këtu nuk më përfillin. Ngaqë kam kaluar në depresion, jam me ilaçe nuk më përfillin. Nuk japin drejtim shkollës fëmijës sime. Të gjithë kanë festuar Bajram, fëmijët e mi kanë qenë pa thërrimen e bukës. Jam nënë heroinë që mezi po i rris fëmijët. Dal që në katër të mëngjesit këtu,”– përfundoi gruaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura