“Më në fund do të nisë ndërtimi”/ Rama nxjerr videon e projektit për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës: Pas finalizimit të…

Mar 1, 2021 | 8:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se më në fund të nisë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

Në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video të projektit të kësja hekurudhe.

Ai thekson se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, falë investimit 90.45 milionë euro.

“MIRËMËNGJES dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura