“Me ndihmuan të zgjeroj biznesin dhe të shtoj fitimet”- Historia e inxhinieres e cila përfitoi nga projektet e gjermane në Shqipëri

May 14, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Foto_Genta AhmetiGenta Ahmeti, është shkolluar për inxhinieri druri dhe ka hapur një biznes për ndërtimin e varkave me vela, anije peshkimi dhe turistike në mënyrë artizanale.

Ahmeti, e cila ishte pjesë e “Sfida IDEA 2019”, dhe njëkohësisht gruaja e parë e përfshirë në ndërtimin e varkave në Shqipëri, përmes biznesit të saj promovon edhe ekologjinë, duke ofruar një shembull se mund të lundrosh në det, pa e ndotur atë.

“Projektet e qeverisë gjermane, përmes GIZ, më kanë ndihmuar që të zgjeroj biznesin tim dhe më kanë mësuar edhe se si të fitoj më shumë”, tha Ahmeti.

Gjermania ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë, duke u kujdesur që asistenca e dhënë në tre dakadat e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim të shkojë aty ku duhet dhe të përfitojnë personat, të cilët kanë më shumë nevojë. Efektet e punësimit të programeve të financuara nga Qeveria Gjermane në Shqipëri u prezantuan përmes një konference, ditën e premte, 14 maj 2021, në Tiranë.

Në tre vitet e fundit, nga 2018 në 2020-ën, asistenca teknike dhe financiare e dhënë nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim ka kontribuar në punësimin e rreth 20.000 personave, më shumë se gjysma prej të cilëve në vende të reja pune.

Employment Effects of GDC - Image

Programet e zbatuara përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) operojnë në fusha të ndryshme si arsimi dhe formimi profesional, zhvillimi i biznesit dhe qasja e tij në financime, turizmi rural dhe bujqësia.

Masat e promovimit të punësimit janë të fokusuara në ndërmjetësim për punësim në kuadrin e panaireve të punës dhe karrierës, këshillim dhe trajnime afatshkurtra dhe afatgjata. Ne mbështesim edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që të rriten dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune! Rezultatet janë mbresëlënëse: përmes trajnimeve për Start-Up-e dhe granteve të vogla ne kemi ndihmuar në krijimin e 500 vendeve të reja të punës”, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf gjatë konferencës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar formimit profesional të popullatës lokale, përfshirë të rikthyerit, mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me shërbime më të mira të zhvillimit të biznesit, trajnime dhe grante.

Ne e dimë që shumë qytetarë shqiptarë mendojnë të emigrojnë – por qëllimi ynë është që të krijojmë perspektiva të reja në vend. Duke mbështetur ekonominë e Shqipërisë, ne ndihmojmë në gjenerimin e vendeve tërheqëse të punës dhe mundësive të zhvillimit në karrierë”- nënvizoi ambasadori Zingraf.

Një numër i madh biznesesh, kryesisht fermerë, kanë patur qasje në financim dhe janë mbështetur si rrjedhojë e garancive të Fondacionit të Garantimit për Kredi Rurale, me një vëllim të përgjithshëm financiar prej më shumë se 35.5 milionë euro hua të disbursuara, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Gjermania është donatori më i madh bilateral në Shqipëri, me një vlerë investimi prej më shumë se 1 miliard euro, përmes granteve dhe kredive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura