‘Më ndihmoni që djali im të jetojë’, apeli i trishtë i nënës së Orgitos: Ka thyer shtyllën kurrizore, duhen para për operacionin

Sep 25, 2018 | 15:52
SHPËRNDAJE

Krisitina Shira nëna e dy fëmije dhe në pritje të një fëmijë të tretë, trokiti në redaksinë e gazetës “Panorama” mëngjesin e sotëm. Me djalin e saj 9-vjeçar Aleksin, me dy piktura në duar dhe me lot në sy Kristina, kërkonte vetëm të tregonte historinë e saj dhe të bënte një thirrje për ndihmë. Edhe pse në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe e vetme në shtëpi, ajo përsëri nuk ishte dorëzuar për të ndihmuar djalin e saj 5-vjeçar.

Orgito_1-419x620
Orgito i vogël vetëm një vit më parë kishte pësuar një aksident në kopshtin ku ai mësonte, por që nuk e përfundoi dot.  Në një ditë të bukur, dera e ballkonit dhe dielli që shkëlqente, do ishin tragjedi për të. Orgito atë ditë ra ballkoni i katit të dytë dhe nuk mund të eci dot më. Sot ai gjendet në spital në luftë me jetën dhe përkon ndihmë për të kryer një operacion.

Orgito_2-406x620
Kristina me lot në sy tregoi të gjithë historinë e saj, dhe kërkoi vetëm ndihmë për operacionin e djalit.  “Nuk dua dëmshpërblim, dhe as të më kërkoj falje edukatorja, dua vetëm ndihmë që djali im të jetojë”, këto ishin fjalët e Kristinës.  Për nënën e dy fëmijëve, shteti nuk ekziston fare, pasi nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke e lënë në mëshirë të fatit.

Orgito_3

INTERVISTA

Përse keni ardhur në redaksinë tonë, çfarë denonconi?

Mua më ka rënë djali nga kati i dytë i kopshtit në tetor të 2017-ës. Në kopshtin Ëinie Pooh në Sauk është një kopsht privat.  I cili tani nuk punon më.

Është mbyllur pas këtij aksidenti?

Po është mbyllur pas këtij aksidenti, për efekt të djalit tim. Edukatorja nuk u dënua siç duhet, ndërsa mua më  dënuan burrin. Burri u dënua pasi rrahu edukatoren, në momentin që mori vesh që djali ishte aksidentuar. Djali sot është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja kam dal deri tani duke shitur piktura. Ja kam dalë me gjithçka vet, për fat të mirë ja kam dalë.  Në këto moment nënë bëhet shumë e fortë për fëmijën.

Ngjarja si ka ndodhur, çfarë ju kanë thënë?

Djali ka qenë në kopsht në grupi ne të rriturve, në katin e dytë. Kur ka parë ballkonin hapur., ka dal si çdo fëmijë. Pakujdesia e edukatores fëmija është rrëzuar, duke kaluar kangjellat. Fëmija ka rënë nga kati i dytë në beton dhe ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe  ka thyer legenin. I kam bërë  një operacion i kam vënë katër pllaka argjendi, ato jam kam bërë pasi kam shitur shtëpinë time dhe tokën. Vjen një ditë dhe unë mund të dorëzohem, pasi jam shtatzënë në muajin e nëntë. Falënderojë dhe njerëzit pasi më kanë ndihmuar shumë për këtë rast, unë shes piktura, por ata më kanë dhënë lekë dhe nuk m’i kanë marrë. Falënderoj dhe disa biznese që kanë mbledhur lekë për operacionin e parë të djalit.

Ju çfarë kërkoni?

Kërkoj ndihmë për të bërë operacionin e djalit, operacioni me sa më kanë thënë doktorët kushton 5 mijë euro. Deri tani duke shitur piktura dhe duke më ndihmuar njerëzit janë mbledhur 4 mijë euro. Por që të bëhet ky operacion duhen dhe 1 mijë euro. Nëse mblidheshin për mua do ishte një gëzim shumë i madh.

Gjendja e djalit sot është e stabilizuar?

Është në një gjendje të stabilizuar, pasi u në e mbaj me ilaçe. Blej 40 mijë lekë në ditë në spital që i blej gjilpërën. Kështu është puna ime çdo ditë, shkoj në orën 1 e gjysmë blej gjilpërën dhe në 2 shkoj tek spitali.

Mjekët çfarë kanë thënë për djalin, si do të vijojë gjendja e tij?

Mjekët kanë thënë se për të ecur nuk mund të ecë më. Por do të jetojë nëse i bëhet një operacion me qelizën staminale që merret nga kërthiza e fëmijës.

Me edukatoren e kopshtin apo me drejtuesit keni komunikuar pas kësaj?

Kam komunikuar kanë kërkuar falje, po pres që të bëj gjyqe, por vonojnë. Drejtuesja e kopshtit ka ikur në Amerikë, edukatorja ka kërkuar falje, por nuk më intereson kjo falje. Nuk kalohet lehtë me një falje. Unë jam më barkun tek goja, dhe dal dhe shes piktura nëpër Shqipëri. Avokati do lekë, dëmshpërblimin më ka thënë që do ta marrë. Unë nuk e dua atë dëmshpërblim, dua që vetëm djali që të jetë djali mirë. Nga kopshti dua vetëm të më zëvendësojnë shpenzimet që kam bërë dhe asgjë tjetër.

Nga shteti çfarë kërkoni?

Kërkoj ndihmën për shkollimin e fëmijës, që të kem një strehë. Unë nuk kam lekë, kam hequr fëmijën nga shkolla, shtëpinë e shita për operacion e djalit. Shteti nuk ka gjilpëra, serume, nuk ka asnjë i kam blerë vetë të gjitha. Ky është shteti që kemi, Edi Rama thotë kollaj ”Shqipëria që duam”, por nuk është kjo. Ne kemi nevojë për ndihmë.

Po ndihmë ekonomike nuk keni?

E kemi pasur dhe na i kanë hequr, ndihma ekonomike kanë një vit që e kanë hequr.

Nga shteti nuk keni marrë asnjë ndihmë për djalin?

Asnjë ndihmë deri tani, me kanë ndihmuar vetëm shoqatat dhe bizneset, kisha Ungjillore dhe xhamitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura