“Më ndihmoni”, nëna e tre fëmijëve telefonon policinë. Kur shkon patrulla, shqiptari 47 vjeç…

Sep 25, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Kërcënime me vdekje, dhunë e vazhdueshme, edhe në sy të tre fëmijëve, Kjo ka ndodhur në një familje shqiptare në Romë dhe ka për autor burrin e shtëpisë, një shqiptar 47 vjecar, i cili tashmë është vënë në pranga.

dhuna

Mediat italiane raportojnë se alarmin e ka dhënë gruaja, po shqiptare, 30 vjecare, por pa i bërë të ditur emrin.

Ajo ka telefonuar në numrin e policisë, duke kërkuar ndihmë, pas një sherri të radhës në shtëpi, që mund të përfundonte keq. Policia ka mbërritur me urgjencë dhe ka gjetur cifin në sherr të dhunshëm. Burri, edhe kur kishte përballë policët, ka vazhduar të kanoste me jetë gruan e tij.

Policia bëri me dije se burri ka qenë i denoncuar më parë nga vetë gruaja për shkak të dhunës, e cila konsumohej edhe në prani të tre fëmijëve të ciftit. Ata vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, por shqiptari kishte marrë më herët paralajmërime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura