“Me mori në makinë Ardi Veliu”, gazetari zbulon kush e filmoi Fredi Alizotin

Oct 10, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ Artan Hoxha, në studion e Repolitix në Report TV, ka zbuluar se personi që ka intervistuar ditën e djeshme, kunatin e Albert Veliut, është Florenc Hoxha, një ish-polic i njohur.

Artan Hoxha

“Florenc Hoxha është personi tjetër që ka intervistuar Fredi Alizotin, është me lidhje në PD, ish-polic. Në një vend me kaq shumë halle dhe skandale, harxhohet gjithë kjo energji me një histori të sajuar. Ne shajmë arbitrin që është prokuroria”, tha Hoxha në Repolitix.

Florenc Hoxha
Florenc Hoxha

Florenc Hoxha ka mbajtur detyra të ndryshme në Policinë e Shtetit për vite me radhë dhe së fundmi ka mbajtur dhe detyrën e Drejtorit të Policisë Bashkiake në Tiranë në kohën kur kryebashkiak ka qenë Lulzim Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura